Rama: Shtete të tjera mund të thonë se Haga provoi se Kosova lindi nga krimet kundër njerëzimit
Nga kuvendi kryeministri Rama tha se nesër Kosova mund t’i ketë shigjeta në fytyrë jo vetëm nga Gjykata e Hagës, por nga palë, nga shtete, jo njëjtë me tonat, të cilët do thonë se Gjykata provoi se ai shtet ka lindur nga krimet kundër njerëzimit.
Rama: Po pse se keni nxjerrë njëherë një fjalë gojë, qoftë edhe ta lani për atë dramë që nuk luhet vetëm për Thaçin e luftëtarët e UÇK-së, por mbi pastërtinë e flamurit të Kosovës, por edhe për figurën e Kosovës në sytë e botës. A ka mundësi vërtetë të mos e kuptoni se ata të Kosovës e kuptojnë, se nesër Kosova mund t’i ketë shigjeta në fytyrë jo vetëm nga Gjykata e Hagës, por nga palë, nga shtete, jo njëjtë me tonat, të cilët do thonë se Gjykata provoi se ai shtet ka lindur nga krimet kundër njerëzimit.
O Zot, vetëm mendimi se mund të dalë Gjykata e Hagës për t’u kthyer në argument për ta ndalur progresin e Kosovës duhet të na lërë pa gjumë. Arsyeja e braktisjes ulëritëse të atyre në Hagë, në fakt si të gjitha arsyet e zvarritjeve të shqiptareve në historinë e tyre është një tjetër sa banale aq edhe koherente. Me gjithë thelbin e qorrbelasë politike që na përndjek urrejtja e Hashim Thaçin si fitimtar i luftës dhe të fitonte paqen.
