Rama: Sa herë kthehen akuzat si vëlla i Vuçiçit, kthehet edhe që e quajnë Evropë kur*kë e vjetër
Nga kuvendi kryeministri Rama tha se sa herë aktakuza ndaj tij rikthehen akuzat si vëllau i Vuçiçit kthehen edhe ato për Evropën, duke e cilësuar si kuçkë e vjetër që na ka lënë në baltë gjithnjë, si ata enveristët.
Rama: Sa herë aktakuza ndaj meje rikthehen akuzat si vëllau i Vuçiçit kthehen edhe ato për Evropën, duke e cilësuar si kuçkë e vjetër që na ka lënë në baltë gjithnjë, si ata enveristët. Këtyre thirrjesh u shtuan edhe piskamat për sovranitetin e shtuat të atyre pasi unë thashë që NATO të marrë në kontroll kufirin.
E ngatërrojnë siç e ngatërroi parafolësi me diçka tjetër, unë këtu flas për përgjegjësinë absolute për ta mbajtur nën kontroll kufirin gjë që policia e Kosovës nuk e bën dot objektivisht. Ndërkohë që këtë e thonë edhe drejtuesit e lartë, sepse nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar. Por ja që si gjithnjë, edhe kur unë them të njëjtën gjë, për plot të armatosur në Facebook sa andej e këtej jam po aq Esad Pashë sa edhe kur nuk them të njëjtën gjë për Beogradin.
