Lleshaj: Shqipëria me qëndrim solid, por jemi pjesë e një organizate islamike që dënoi Izraelin

Në “Drejt” nga Luan Rama ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se Shqipëria pati një qëndrim solid, madje pati edhe akte në mbështetje të Izraelit.

Lleshaj: Shqipëria pati një qëndrim solid, madje pati edhe akte. Të mos harrojmë se organizata ku Shqipëria bën pjesë në konferencën islamike, e ka dënuar Izraelin për agresionin. Ka një deklaratë të tyren që e dënon sulmin dhe Shqipëria është anëtare, edhe pse kushtetuta e ndalon anëtarësimin në të tilla organizata, dhe ky ka qenë një projekt i Ramiz Alisë. Më pas u bë fakt nga Sali Berisha.

Kjo e konsideron vendin tonë si vend islamik edhe pse jemi një vend laik. Ne jemi anëtarë të saj dhe ky ambiguitet i yni, të mos harrojmë se jemi i vetmi vend evropian në këtë organizatë me vende të Afrikës dhe Azisë, gjë e cila është një mjerim i madh.