Kërkohet dorëheqja e zv.ministres së Arsimit, protesta e studentëve të Mjekësisë: Anuloni ligjin

Këto lule janë simbol që Ministria e Arsimit për studentët e mjekësisë ka vdekur.

Mbajtën dhe një minutë heshtje në shënjë proteste.

Këtë të hënë ata bllokuan hyrjen e godinës ku zhvillohet mësimi e më pas marshuan në drejtim të ministrisë së arsimit.

Me thirrjet s’ka kompromis për projektligjin kërkuan dhe dorëheqjen e zv ministres së arsimit .

"Ajo çka studentët kërkojnë është pezullimi i këtij ligji. Dorëheqja e zv ministres Albana Tola që i kërkonte studentëve të ndërprisnin studimet."

Që prej nisjes së vitit akademik ata kanë bojkotuar mësimin dhe shprehen të vendosur që nuk do të dorëzohen deri sa ligji të shfuqizohet.

"Ne nuk do ndalojmë. Nuk janë pak 4 muaj dhe nuk do ndalojmë", thanë studentët.

Sipas projektligjit ata do të nënshkuajnë marrëveshje që duhet të punojnë 5 vite pas përfundimit të studimeve, viti i dytë dhe i

katërt 3 vite ndërsa viti i 5-6, 2 vite, në të kundërt do të paguajnë vlerën e kostos së studimeve.

"Ajo cka studentët kërkojnë është pezullimi i këtij ligji. Dorëheqja e zv minsitres Albana Tola që i kërkonte studentëve të ndërprisnin studimet".

Në mbyllje teksa paraqitën kërkesat me shkrim ata e depozituan pranë ministrisë së arsimit së bashku me firmat e studentëve ku janë në pritje të përgjigjes.