Balla: Policia ndaloi dy personat që grabitën me dhunë një nënë 81 vjeçare në Divjakë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot pasi policia arrestoi dy personat që grabitën me dhunë një nënë 81 vjeçare në fshatin Shënepremte në Divjakë.

Balla ndau një video nga arrestimi i 2 personave, teksa i bëri thirrje drejtësisë që këta keqbërës të marrin dënime të ashpra.

“Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë dhe ndalojë në një kohë të shpejtë dy personat që grabitën me dhunë një nënë 81 vjeçare në fshatin Shënepremte në Divjakë”, u shpreh Balla.

“Duke i uruar nënë Kalemes shëndet dhe jetë të gjatë, i bëj thirrje drejtësisë që këta keqbërës të marrin dënime të ashpra”, theksoi ministri Balla.