Eksperti i emigracionit shpjegon çfarë gabimesh nuk duhet të bëni kur aplikoni për Lotarinë Amerikane
Në një intervistë për Ora News, eksperti i emigracionit Lorenc Mansaku tha se kur përzgjidhesh për lotarinë amerikane hapi i parë është legalizimi i shkollës së mesme në të gjitha hapat.
Ai listoi disa nga gabimet më të zakonshme që bëhen zakonisht nga qytetarët që aplikojnë për Lotarinë amerikane.
Mansaku: Kur përzgjidhesh është legalizimi i shkollës së mesme në të gjitha hapat. Nëse personi ka jetuar jashtë Shqipërisë duhet një dëshmi penale përkatës. Më pas duhet të bëhet gati për intervistën dhe të mos ketë probleme me ligjin, si dhe garancia financiare nga një sponsor në SHBA në mënyrë që ky person të mos bëhet barrë publike atje.
Kam parë disa gabimeve të zakonshme që bëhen në aplikim. Në fillim kam parë që ngatërrimi i fotos është shkualifikim i menjëhershëm. Problem është mospërfshirja e fëmijës 21 vjeç, pavarësisht se nuk jeton me prindërit. Duhet përfshirë çdo fëmijë. Një rast tjetër, kur personi është në proces divorci dhe pyetja është nëse duhet përfshirë bashkëshorti. Duhet përfshirë sepse është akoma i martuar në gjendje civile. Vetëm fotoja duhet të je e re dhe e papërdorur.
