“Ja cilat janë pyetjet më të zakonshme për Lotarinë Amerikane” Mansaku: Ka rënë miti i Korçës si fitues

Në një intervistë për Ora News, eksperti i emigracionit Lorenc Mansaku tha se pyetjet më të shpeshta janë kur janë një çift dhe kanë fëmijë dhe pyesin nëse mund të aplikojnë edhe më vete dhe përgjigja është po

Mansaku: Pyetjet më të shpeshta janë kur janë një çift dhe kanë fëmijë dhe pyesin nëse mund të aplikojnë edhe më vete dhe përgjigja është po, secili mund të aplikojë më vete. Një pyetje tjetër është mosha e aplikimit, por nuk kërkohet moshë, vetëm të kesh mbaruar shkollën e mesme. Programi mund të mbyllet më herët dhe disa persona nuk kanë arritur të marrin vizë

Përzgjedhja bëhet në mënyrë të rastësishme nga një kompjuter. Në Korçë ka qenë kulturë që aplikonin të gjithë. Nuk të bien nëse nuk aplikon. Rajonet si Berati, Lushnja dhe fieri, krahasuar me krocën ia kanë kaluar në numër, nuk është më ai miti.