Grackat e Serbisë për shqiptarët, Mehmeti: Beogradi nuk është qendra e Ballkanit, ngjallni lidhjet e vjetra
Historian dhe publicist u bënë bashkë në Tiranë për të diskutuar mbi sjelljen e elitave shqiptare mbi identitetin kombëtar. Sulmi i serbisë në Banjskë, por edhe presioni i Beogradit mbi Kosovën ka marrë vëmendjen kryesore mes trojeve e duke lënë mënjanë kështu të vërtetën shqiptare, marrëdhëniet në rajon por edhe më tej.
"Si mund të rindërtohet një këndvështrim tjetër që ka të bëjë me fqinjët tanë", tha Baçi.
Publicist Kim Mehmeti e cilëson një kurth që ka ngritur Beogradi e në të cilën pak nga pak u vetëpranua.
"Vijmë deri në atë shkallë sa që sillemi njëllloj sikur çdo gjë e jona ka të bëjë me Serbinë", tha Mehmeti.
Madje ai solli në vëmendje dhe marrëdhënie të tjera në Ballkan.
"Arritën dicka se unë mendoja se e kishim vetëm ne shqiptarët nga ajo anë e kufirit", tha Mehmeti. Të vetmit që mund të na bëjnë keq janë Serbia", tha Mehmeti.
Dorian koçi shkoi më tej kur solli në vëmendje vendet që luajtën rol në pavarësinë e vendit.
Për Zhevdet Pozharin mjaft ide të hedhura nga Serbia bëhen pjesë e diskursit në vend
"Nuk kemi qenë aq vigjilentë sa duhet", tha Pozhari.
Shpëtimin nga konsiderimi i Beogradit si pikë kruçiale në Ballkan, sipas pjesëmarrësve në Institute medius vjen duke treguar atë çka jemi.
"Duke mos thënë atë që jemi shkojmë të ajo që nuk jemi", tha Baçi.
