Hoxha: Ata që shpërfillin hapur Ligjin për të Drejtat e Njeriut dhe Ligjin Humanitar nuk kanë vend në KDNJ

Ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha foli në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me zgjedhjet për Këshillin e të Drejtave të Njeriut që do të mbahen nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

“Ata që mendojnë se të drejtat e njeriut kanë një kuptim; ata që festojnë 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut si një nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit; të gjithë ata që kujdesen për besueshmërinë e KDNJ dhe punën e saj; ata të gjithë duhet të mendohen dy herë përpara se të japin votën e tyre nesër”, tha Hoxha.

“Ata që shpërfillin hapur Ligjin për të Drejtat e Njeriut dhe Ligjin Humanitar nuk kanë vend në KDNJ”, theksoi ai.

Hoxha u shpreh se, “vendimet kanë gjithmonë pasoja dhe asnjëherë nuk është vonë për të marrë vendimet e duhura”.