Jakoel: Këto janë ditët më të vështira për ne, shumica e të vrarëve në Izreal janë të rinj

Në një lidhje Skype me Ora News, Felicita Jakoel kryetare e shoqatës së miqësisë Izrael shqipëri u shpreh se këto kanë qenë ditët me të vështira në Izrael.

Jakoel: Kanë qenë ditë shumë të vështirë, ditët e mia më të vështira në Izrael. Ky vend ka parë shumë periudha të vështira, por një gjendje të tillë nuk është përjetuar kurrë. Krahasohet me luftën e Janki Purit. Mesa di unë kanë qenë të gjithë turistë ata shqiptarë që janë kthyer, dhe nuk di që të jenë shqiptarë që jetojnë këtu. Ata janë 40 turistë që janë kthyer në Shqipëri.

Qendra dhe veriut i Izrael janë zona të qeta, por problemi është ne jug. Gjendja shpirtërore e përgjithshme është shumë e vështirë. 99% e të vrarëve janë të rinj, që ishin duke marrë pjesë në një festival muzike dhe njerëz që po bënin jetën e tyre normale. Historitë e të vrarëve janë tragjike.