Çiko: Sulmi mbi Izrael që nuk pritej, në Palestinë kemi disa organizata që mbështeten nga jashtë
Në një intervistë për Ora News, eksperti i çështjeve ndërkombëtare Emilio Çiko u shpreh se sulmi në Izrael nuk pritej dhe me gjithë konfliktin që është në rajon në mënyrë të vazhdueshme dhe herë pas herë ka pasur edhe përplasje ushtarake.
Çiko: Ishte një sulm që nuk pritej dhe me gjithë konfliktin që është në rajon në mënyrë të vazhdueshme dhe herë pas herë ka pasur edhe përplasje ushtarake. Konflikti i ditës së sotme ishte diçka me papritur dhe një dështim i forcave të inteligjencës duke mos pasur të dhëna për parapërgatitjet e Hamasit.
Përplasja filloi me formimin e shtetit të Izraelit nga komunitetin ndërkombëtar. Në Palestinë kemi disa organizata që mbështeten edhe nga faktorë të jashtëm, duke filluar qysh me Iranin. Sot pamë një sulm në shkallë të gjithë, në të gjitha drejtimet dhe që arriti të kapte disa komuna të vogla në kufi mes dy vendeve.
