"Do ta fitojmë këtë luftë", Gallant: Hamasi bëri gabim të rëndë duke sulmuar Izraelin
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant paralajmëroi organizatën militante palestineze Hamas se kishte kryer një “gabim të rëndë” duke nisur sulme masive ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës.
“Hamasi bëri një gabim të rëndë këtë mëngjes duke nisur një luftë kundër shtetit të Izraelit. Ushtarët izraelitë po luftonin në të gjitha vendet ku u bënë inkursione”, tha ai.
Gallant u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, duke deklaruar një “situatë të veçantë sigurie” brenda një rrezeje deri në 80 kilometra nga Rripi i Gazës, dhe lejuar ushtrinë izraelite të mbrojë më mirë civilët.
Banorëve të rajonit kufitar të Izraelit iu tha që të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre.
“Izraeli do ta fitojë këtë luftë”, theksoi ai. Izraeli ka mobilizuar rezervistët e tij, pas sulmit mëngjesin e sotëm.
Ministri i Mbrojtjes Gallant miratoi sot mobilizimin e rezervistëve, pas sulmeve masive me raketa ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës.


