Ministri i Jashtëm britanik dënon sulmet e Hamasit ndaj Izraelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 11:51
Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly ka kritikuar ashpër sulmin e organizatës militante palestineze Hamas ndaj Izraelit.
“Britania e Madhe dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të Hamasit ndaj civilëve izraelitë”, shkroi Cleverly në X, platforma e njohur më parë si Twitter.
“Britania e Madhe do të mbështesë gjithmonë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, shtoi ai.
Organizata militante Hamas nisi sulmet me qindra raketa dhe me infiltrimin e luftëtarëve të armatosur nga Rripi i Gazës në Izrael.
Izraeli është kundërpërgjigjur dhe ka bombarduar Gazën. Ushtria izraelite ka shpallur gjendjen e luftës pas sulmeve masive sot në mëngjes ndaj Izraelit nga Rripi palestinez i Gazës.

