Michel: BE dënon fuqishëm sulmet ndaj Izraelit

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka kritikuar ashpër sulmet e mëngjesit të sotëm ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës.

“Dënojmë fuqishëm sulmet pa dallim të nisura kundër Izraelit dhe popullit të tij këtë mëngjes, duke shkaktuar terror dhe dhunë ndaj qytetarëve të pafajshëm”, shkroi Michel në X, i njohur më parë si Twitter.

“Mendimet e mia janë me të gjitha viktimat”, shkroi ai, duke shtuar se Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me popullin izraelit në këtë moment të tmerrshëm”.

Organizata militante Hamas nisi sulmet me qindra raketa dhe me infiltrimin e luftëtarëve të armatosur nga Rripi i Gazës në Izrael. Izraeli është kundërpërgjigjur dhe ka bombarduar Gazën.