Lufta në Ukrainë, forcat ruse bombardojnë Kharkivin, 2 të vdekur dhe 30 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 13:03
Të paktën 2 presona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve me raketa ruse në Kharkiv të Ukrainës.
Lajmi është konfirmuar nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase gjatë një konference për shtyp. Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se nga sulmi rus u dëmtuan 61 apartamente, 17 shtëpi private dhe 10 objekte banesash sociale.
Përveç sulmit në Kharkiv, forcat ruse lëshuan tre raketa dhe 67 sulme ajrore dhe qëlluan 46 herë nga sistemet e zjarrit dje, tha shtabi i përgjithshëm.