Viziton Dubain, turistja dënohet me 1 vit burg se i preku krahun rojes
Mendojeni dhe njëherë nëse po planifikoni të vizitoni Dubain! Turistja u dënua me 1 vit burg, sepse preku krahun e rojës së sigurisë.
21-vjeçarja, Elizabeth Los Santos, një studente e Kolegjit Lehman, u akuzua për "sulmim dhe fyerje" të një punonjëse femër në aeroport.
Gjithçka nisi kur turistja po kontrollohej nga siguria e aeroportit, dhe i kërkuan të hiqte korsenë e belit të sugjeruar nga mjeku, pas një operacioni që 21-vjeçarja kishte kryer.
Gratë civile u treguan të ashpra teksa i hoqën korsenë mjekësore dhe i lënduan plagët. Madje, më vonë as nuk pranuan ta ndihmojnë turisten ta vishte sërish jelekun e saj dhe e vunë në lojë.
Los Santos preku butësisht në krah një prej rojeve të sigurisë, për t'i kërkuar të largohej, që të thërriste mikun e saj për ndihmë. Mirëpo, për këtë prekje ajo u dënua me 1 vit burg!
Pas pesë muajsh torturë dhe harxhimit të 50.000 dollarëve bashkë me gjobën e vendosur dhe paratë për avokatë, dënimi i studentes u lehtësua dhe ajo u lejua vetëm tani të largohet drejt Shteteve të Bashkuara, kur duhet ta kishte bërë që në Korrik.
Los Santos shprehet se vizita e Dubait ishte ideja më e keqe që mund t'i kishte shkuar ndonjëherë nëpër mend. Ajo ndihet e fyer dhe e turpëruar, pasi mori prej Dubait edhe një letër dëbimi.
Historia e saj ka bërë bujë në rrjet dhe të shumtë janë personat që kanë fshirë njëherë e mirë Dubain nga lista e tyre e vendeve për t’u vizituar, ndërsa të tjerë shprehen se kanë marrë thuajse të njëjtin trajtim, sidomos gjinia femërore.

