Rama dënon sulmin kundër Izraelit: Qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 15:50
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit.
Ai ka thënë se qëndrojnë të vendosur kundër terrorizmit.
“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, ka shkruar Rama.
Dhjetëra persona u vranë dhe qindra u plagosën që nga mëngjesi i së premtes në sulmet me raketa nga Rripi i Gazës.