Balla: Bashkëpunim me Arabinë Saudite në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2023, 15:06
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Hifzi.
Balla informoi se në takim u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
“Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e Ministrit të Brendshëm, Princit Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”, tha ai.
Ministri Taulant Balla siguroi po ashtu, se dy vendet do të rrisin bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike.

