Arrestohet serbi 31-vjeçar që tentoi të hynte në Shqipëri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria
Një 31-vjecar serb, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet asutriake, është kapur në piken kufitare të Morinës.
I riu serb, i akuzuar për vepren penale “Trafikimi i narkotikëve”, po tentonte të hyntë në vendin tonë, ku u bë e munudr kapja e tij nga Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Njoftimi i PKK Morinë
Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Austrisë, për trafikim të narkotikëve, arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari nga Serbia.
Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Vjenës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht D. S., 31 vjeç, banues në Serbi.
Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.


