Aksident në Maltë, plagoset rëndë 22-vjeçari shqiptar, mediat: Po lufton për jetën në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2023, 13:58
Një i ri shqiptar banues në Tarxien, Maltë po lufton për jetën pasi u përplas nga një “Toyota Yaris” që drejtohej nga një 24-vjeçar banues Żejtun.
22-vjeçari u dërgua me urgjencë në Mater Dei rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, ku plagët e tij u vërtetuan si të rënda. Ngjarja ka ndodhur në Triq San Anard në Tarxien. Hetimet e policisë janë aktualisht në vazhdim.
