Foshnja 8-muajsh vdes në spitalin e Shkodrës! Familja kërkon autopsinë dhe bën kallëzim penal
Një tjetër rast i rëndë i ngjashëm me atë të 3-vjeçarit, i cili humbi jetën tragjikisht dyshohet nga neglizhenca e kujdesit mjekësor pas një vizite tek Roland Xhaxho dhe e bija dentiste Ina Xhaxho raportohet ga Shkodra.
Këtë radhë viktimë e dyshuar e sistemit shëndetësor në Shqipëri ka mbetur një foshnje 8-muajshe nga fshati Grudw i Shkodrës.
Prindërit e foshnjes e kanë kallëzuar rastin e rëndë në Prokurori ku kanë pretenduar se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës.
Mjekët i kanë komunikuar prindërve se foshnja është infektuar me një virozë teksa dy ditë më pas ka gjetur vdekjen teksa po transportohej për Tiranë.
Familja ka kërkuar autopsinë teksa shorehen se shkak për vdekjen e të birit është bërë neglizhenca e mjekëve.


