Myrtaj: Paranë e qarkullojnë ndërtuesit, me ato para ushqehet një pjesë e mirë e ekonomisë

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Luan Myrtaj inxhinier u shpreh se paranë e qarkullojnë ndërtuesit që po ndërtojnë dhe me ato para ushqehet një pjesë e mirë e ekonomisë.

Myrtaj: Paranë e qarkullojnë ndërtuesit që po ndërtojnë dhe me ato para ushqehet një pjesë e mirë e ekonomisë. Normalisht që kushdo që do të ishte kryeministrit dhe do të mendonte për pjesën afatshkurtër do të thoshte se duhen ndihmuar ndërtuesit dhe të ecet.

Ndihma nuk do të thotë të hiqen ndërtesat e vjetra, e të ndërtohen të reja, por ka mekanizma të tjera. Një mekanizëm është që kjo taksa direkte të bëhet me këste, sepse shumë prej nesh në ndërtim punojnë me klering ose me transferim lejesh dhe pagesa kesh.