Xhepa: Rënia është dramatike, në 5 vitet e fundit sikur të mbyllej i gjithë universiteti i Tiranës

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, pedagogu Selami Xhepa u shpreh se rankimi i universitetit nuk do të thotë se nxjerr studentë më të mirë.

Xhepa: Rankimi nuk do të thotë se nxjerr studentë më të mirë. Ka një sërë indikatorësh të tjerë, ku ne kemi mangësi të mëdha. Nuk mund të presësh kërkim shkencor kur nuk jep fonde. Nuk mund të hapen programe pa u studiuar tregu.

Në 5 vitet e fundit janë ulur me rreth 18 mijë studentë në universitet. Kjo do të thotë që të ishte mbyllur universiteti i Tiranës. Rënia është dramatike. Duhet riformatuar arsimi i lartë në vend, edhe ai publik dhe ai privat.