Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Manastirliu: Historike për arsimin tonë

Në Tiranë u nënshkrua sot memorandumi i mirëkuptimit për hapjen e kampusit të Kolegjit të Evropës në Shqipëri.

Ky memorandum u nënshkrua nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishte i pranishëm Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi dhe i Ngarkuari me Punë të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Ministrja Manastirliu tha se “finalizojmë një prej atyre ëndrrave që lindën kur ne kërkuam që të jemi si gjithë Evropa dhe në fakt nëse ka një emërues të përbashkët që na lidh së bashku dhe që na çon edhe më shpejt në Evropë është arsimi. Kolegji i Evropës, kampusi i Tiranës është një moment historik, në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe të përafrimit me Bashkimin Evropian”.

“Ky është një tjetër hap që po bëhet realitet nëpërmjet firmosjes së këtij memorandumi dhe gjithë punëve që ne kemi përpara për të filluar me vitin akademik 2024-2025 dhe më pas për ta shtrirë në të gjitha vitet dhe për ta zgjeruar”, tha Manastirliu.

Sigurisht, vijoi Manastirliu, që nëpërmjet mbështetjes së Komisionit Evropian , vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor që kjo ngjarje e madhe po ndodh në vendin tonë.

Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, tha se “është një moment historik, më në fund ne e sjellim Kolegjin e Evropës jashtë Bashkimit Evropian”.

Hapja e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë është iniciuar një vit më parë nga Kryeministri Edi Rama në Samitin e Bashkimit Evropian të vendeve të Ballkanit në Tiranë.

Ky është kampusi i tretë i Kolegjit të Evropës dhe i pari që do të jetë jashtë Bashkimit Evropian.

Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e Kolegjit të