Beqiraj: Kemi treg që tregohet më bujar me ata me arsim 9-vjeçar sesa ata që kanë arsim të lartë

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, ekonomistja Irena Beqiraj u shpreh se kemi një treg që tregohet më bujar me ata që kanë arsim 9-vjeçar sesa ata që kanë arsim të lartë.

Beqiraj: Kemi një treg që tregohet më bujar me ata që kanë arsim 9-vjeçar sesa ata që kanë arsim të lartë. Sot kemi 9.8% të papunë me diplomë dhe vetëm 9.1% me shkollë fillore. Ajo që kemi harruar si politikëbërësit është se arsimi është një shërbim që nuk mund të aplikohen të gjithë parimet e ekonomisë së shkallës.

Dhe çfarë ndodhi, masivizimi shkoi në kurriz të cilësisë. Ne harxhojmë vetëm 1 mijë euro për student. Studentët kur dalin nga shkolla kanë shumë pak njohuri nga ato që kërkohen në treg.