Beqiraj: Ka vende që e kanë 5% kërkimin shkencor, në BE mesatarisht 2%, ne e kemi vetëm 0.2%

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, ekonomistja Irena Beqiraj tha se ka vende që e kanë 5% kërkimin shkencor, ndërsa në BE e kanë mesatarisht 2%. Ne e kemi 0.2%.

Beqiraj: Ka vende që e kanë 5% kërkimin shkencor, ndërsa në BE e kanë mesatarisht 2%. Ne e kemi 0.2%. Ama kjo shifër 2/3 del nga buxheti i biznesit dhe kjo duhet menduar nga ministria se si do të lidhet universiteti me biznesin.

Pse nuk është i interesuar biznesi në çështje prodhuese? Kjo sepse ka eksternalitete dhe pa u ndihmuar nga qeveria se cilët do të jenë sektorët që do të zhvillohen. Problemi i takon kryeministrit dhe ministrit të financave dhe jo vetëm ministres së Arsimit.