Çfarë ndodhi? Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi prishin raportet

Modelet shqiptare, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi prej shumë vitesh janë mikesha të ngushta.

Ato jetojnë në SHBA, ku shpesh postojnë në rrjete sociale detaje nga miqësia e tyre.

Mirëpo, duket se jo gjithçka po vazhdon si dikur, pasi në rrjetet sociale është vënë re një ftohje mes tyre.

"Adrola dhe Xhesika nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në rrjetin social "Instagram", duke lënë të kuptohet se diçka mes tyre ka ndodhur.

Intervista e tyre e fundit e përbashkët ka qenë tre vjet më parë në emisionin "Shiko Kush Luan:", ku folën me superlativa për njëra-tjetrën, por se çfarë ka ndodhur kohët e fundit mes tyre nuk dihet.