Rikthehet Dj Geek, ja cila është këngëtarja që do të bashkëpunoj ai

Ish-partneri i këngëtares Dafina Zeqiri, Dj Geek duket se nuk ka në plan të "pushojë" gjatë.

Pas ndarjes nga këngëtarja, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale, aludohet se Geek do të bashkojë forcat me Loredanën. 

Mësohet se ai është në negociata me menaxhimin e artistes shqiptare, e cila njihet edhe ndërkombëtarisht.

Brenda pak javësh pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes për bashkëpunim e tyre.

Ky lajm erdhi vetëm pak ditë pasi u mësua se dy ish-at e tyre, Dafina dhe Mozzik po vijnë me një bashkëpunim.