Beyonce së shpejti pjesë e një filmi?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2023, 13:50
Turneu "Renaissance", i këngëtares me famë botërore, Beyonce, mund të përmblidhet në një film, sipas një gazete amerikane "Deadline".
Thuhet se Beyonce është në bisedime e sipër për shpërndarjen e projektit direkt në "AMC Theatres", madje nuk do të na duhet të presim gjatë pasi filmi mund të publikohet më 1 dhjetor.
Gazeta shkruan se këngëtarja i xhiroi dy shfaqje, pjesë të turneut të saj botëror, në qytetin e saj të lindjes, Houston, Teksas, muajin e kaluar për të qenë pjesë e filmit.
"Deadline" shtoi se këngëtarja e hitit "Halo" mund ta publikojë filmin e koncertit kur turneu i saj të përfundojë në Kansas City, Missouri.
Përfaqësuesit e Beyonce dhe "AMC" nuk kanë reaguar akoma në lidhje me këto lajme.
