FOTO/ Era Istrefi vjen me poza joshëse duke treguar linjat e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2023, 13:59
Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, i është rikthyer fuqishëm muzikës, e gjithashtu është tepër aktive në rrjetet sociale.
Ditën e diel, artistja ka publikuar një set fotografish, ku shihet se po kalon kohë të lirë vetëm, e shoqëruar nga qeni i saj.
Era duket thjesht e bukur në një veshje e cila i tregon më së miri linjat e saj të trupit.
Ajo është shfaqur e veshur me xhinse, një bluzë të shkurtë, edhe atlete, teksa flokët i ka të lëshuara dhe të drejtuara, të ndara në mes, me ngjyrë që tashmë edhe e karakterizon, bjonde.
Era i është kthyer skenës fuqishëm, pasi projektet e saj të reja sapo u publikuan, u bënë hite.
Kujtojmë që këngëtarja e hitit "BonBon", muaj më parë ka konfirmuar lidhjen me futbollistin shqiptar, Amir Rrahmanin.
View this post on Instagram

