VIDEO/ Sara Hoxha filmon të tjerët teksa thyejnë rregullat...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2023, 13:07
Fituesja e spektaklit televiziv "DWS", Sara Hoxha njihet për lidhjen që ajo ka me reperin kosovar Ledri Hoxha.
Çifti kanë një vajzë, të cilën e postojnë shpesh në rrjetet e tyre sociale, pasi pëlqehet shumë nga ndjekësit e tyre.
Ditën e diel, Sara nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Instagram", ka treguar se ka qenë me vajzën e saj, në kopshtin zoologjik.
Në video, ajo ka treguar një tabelë ku shkruhet "Mos i ushqeni kafshët", dhe më pas është shfaqur një fëmijë teksa po thyente rregullat duke ushqyer një kaproll.
