Duke kaluar kohë me familjen, 2Ton na prezanton me prindërit e tij

Këngëtari kosovar, Arton Avdyli, i njohur me emrin artistik 2 Ton, është tepër aktiv në muzikë, duke sjellë projekte të reja dhe duke marrë pjesë në koncerte.

Ditën e dielë, artisti e ka kaluar me familjen e tij, teksa ka ndarë me ndjekësit një foto shumë te veçantë për të, ku shihen dy prindërit e tij.

Në foto këngëtari ka vendosur dy zemra dhe vendndodhjen, ku shihen se gjenden në Brezovicë.

Kujtojmë se 2 Ton në daljet e tij televizive ka treguar shpesh lidhjen e ngushtë qe ka me prindërit.

Duke kaluar kohë me familjen, 2Ton na prezanton me prindërit e tij