Olsi Bylyku nis një lidhje të re dashurie, kush është gazetarja që rrëmbeu zemrën e aktorit?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2023, 14:58
Aktori i humorit, Olsi Bylyku, mesa duket i ka hapur sërish dyert e zemrës dhe po përflitet për një lidhje dashurie me një gazetare.
Sipas "Vip Magazine" artisti ka nisur një histori romantike me një vajzë, e cila nuk është një emër i njohur për publikun.
Ajo punon si gazetare në një televizion kombëtar në Shqipëri dhe janë njohur njëri-tjetrin në ambiente pune.
Po e njëjta media raporton se lidhja e tyre ka përmasa serioze, duke qenë se vajza në fjalë ndjek në rrjetet sociale edhe disa familjarë të këngëtarit.
Megjithatë për sa kohë emri i saj është mister dhe nuk ka një reagim nga ana e këngëtarit, gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve.
Kujtojmë që Olsi prej disa javësh është ndarë nga ish-partnerja e tij, Egli Tako.
