Pas faljes publike nga Fero, ndjekësit "kthehen" nga Arbenita: Mos e lini vajzën me prindër të ndarë...
Pak ditë më parë, ish-reperi, Fero iu drejtua ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajlit, me një letër publike ku i kërkonte falje dhe i bënte thirrje të fundit për një mundësi tjetër.
Modelja e njohur ende nuk ka reaguar ndaj letrës së tij, të paktën publikisht, por së fundmi ka postuar në profilin e saj në rrjetin social "Instagram", disa foto të vetat dhe të vogëlushes së saj, por në komente i ka ndodhur diçka që ndoshta nuk e parashikonte.
Në foton e saj që publikoi në rrjetet sociale, ndjekësit e kanë mbushur postimin me mijëra komente ku disa i shkruajnë të rikthehet me Feron, e të tjerë e këshillojnë të mos rikthehet e të ecë përpara.
"Nuk e di si ka qenë raporti me Feron, ndoshta të ka lënduar shumë ndoshta të ka bo me u ndje keq por një gjë dije se Allahu e do më shumë kur ai kërkon falje, kështu që bashkohu për mos t'u nda kurrë, hera e parë që një djalë i kërkon falje një gruaje publikisht. Për respekt fale", ka thënë një nga ndjekësit.
"E këto që thonë bashkohu se ka kërkuar falje publikisht, se kuptojnë çfarë ka kaluar ajo çfarë traume dhe dhimbje në të njëjtën kohë, shumë të thjeshtë e kemi me thënë hajde bashkohu,” ka thënë një tjetër.



