Sot një vajzë e suksesshme, po në shkollë çfarë nxënëseje nga qenë Sara Berisha?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2023, 14:15
Ish- banorja e spektaklit televiziv "BBV", Sara Berisha, është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit kombinime të ndryshme veshjesh.
Ditën e diel ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku si gjithmonë pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet.
"Si ke qenë si nxënëse/studente?"- ka qenë një ndër pyetjet për blogeren, e cila shumë thjeshtë i ka treguar që në fakt nuk ka qenë një nga ato studentet e shkëlqyera.
"Të them të drejtën nuk kam qenë nxënëse studente që kam shkëlqyer,"- shkruan Sarah.
Kujtojmë se para pak ditësh Berisha ishte e ftuar nga marka "YSL beauty", në eventin e tyre në Paris, ku takoi edhe aktorin e famshëm amerikan, Austin Butler.


