FOTO/ Ish-e dashura e Glenit kontakton produksionin: U nda nga unë, për...

Ish-e dashura e Glenit, i cili u eliminua para një jave nga spektakli i dashurisë "Love Island Albania", ka kontaktuar me produksionin me pretendimin se ai është ndarë nga kjo e fundit për t'u futur në këtë "reality show".

Moderatorja e emisionit e ka pyetur Glenin në studio në lidhje me këtë rast dhe ai është përgjigjur: "Kemi 3 muaj që jemi ndarë, dhe arsyeja e ndarjes nuk ka qenë "Love Island Albania"".

Ndërkohë Artemis, e cila ishte e lidhur në emision me të, i ka dalë në mbrojtje Glenit.

"Kemi të gjithë një jetë jashtë dhe nuk habitem që ajo ka kontaktuar me produksionin," tha ajo.

FOTO/ Ish-e dashura e Glenit kontakton produksionin: U nda nga unë,