Dominon Premier League, "Forbes" rendit klubet më të shtrenjta në Europë, nuk do e besoni kush është në vendin e parë

Revista “Forbes” ka përditësuar renditjen e saj për klubet më të çmuara të futbollit në Evropë këtë javë. Renditja dominohet nga klubet e Premier League angleze.

Ndërsa Bayerni është klubi i vetëm i Bundesligas në dhjetëshen e parë. Sipas “Forbes”, Manchester United është aktualisht klubi më i shtrenjtë i futbollit në botë.

Edhe pse “djajtë e kuq” kanë humbur terren me rivalët e tyre të qytetit, Manchester City në aspektin sportiv prej vitesh, klubi vlerësohet në 5.45 miliardë euro në renditjen aktuale.

Në fillim të vitit, familja Glejzër që e ka në pronësi, njoftoi se donte të shiste klubin. Çmimi i kërkuar nga ata është 5.5 miliardë euro. United ka rrëzuar nga froni Real Madridin.

Mbretërorët janë në vendin e dytë me 4.8 miliardë euro vlerë.

Në vendin e tretë vijon Barcelona. Edhe pse katalanasit janë shumë në borxhe (rreth 1.35 miliardë euro) dhe kanë pasur probleme masive financiare prej vitesh, ata vlerësohen me 4.5 miliardë euro.

Liverpooli është në vendin e katërt me 4.3 miliardë euro dhe Bayerni në vendin e pestë me 4.1 miliardë euro.