VIDEO/ Koreografi në stadium, tifozët e Crvena Zvezdës nderojnë terroristin serb që u vra në Kosovë 

Ndeshja mes Crevena Zvezdës dhe Radnickit nisi me një koreografi speciale të tifozëve të klubit vendas "Delie’", duke vajtuAr për anëtarin e tyre terrorist të vrarë në Kosovës, Stefan Nedeljkoviç, që ishte pjesë e sulmit terrorist në Banjskë. 

Ultasit serbë, kanë qëndruar në heshtje deri në minutën e 31-të për Nedeljkoviçin. Arsyeja sipas mediave ishte se terroristi serb ishte 31 vjeç. 

Të pranishmit pas porte zbuluan edhe një pankartë ku shkruhej “Ende nënat lindin Obiliqa ” dhe pastaj kënduan një këngë për tre terroristët që u vranë nga Policia e Kosovës. 

Policia e Kosovës para një jave u përballë me mbi 300 terroristë serbë që ishin futur në veri të vendit dhe ishin të armatosur me artileri të rënda. Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku humbi jetën në përleshje me terroristët serbë, ku prej tyre zyrtarisht mbetën tre të vrarë.