Leipzig ndal Bayern Munich, bavarezët zbresin në vendin e tretë në rënditje

Leipzig ka ndalur Bayern Munich në një barazim 2-2. Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh dy herë, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.

Në fraksionin e dytë të lojës, Bayerni reagoi. Bavarezët shënuan fillimisht me Kane me anë të një penalltie. Ndërsa më pas realizoi Sane duke barazuar shifrat në 2-2.

Ekipet nuk arritën të shënonin më, me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2. Me këtë rezultat, Bayerni zbret në vendin e tretë në rënditje, ndërsa Leipzig mban vendin e pestë. Kryesimin e Bundesligas e mban Leverkusen me 16 pikë.