VIDEO/ Super Lautaro, "Demi" shënon 4 gola dhe rikthen Interin në krye të Serie A
Një super Lautaro Martinez ka mjaftuar që Interi të rikthehet tek fitorja në kampionat. Zikaltërit dolën me tre pikë nga transferta e Salernitanës, pasi fituan 4-0.
Sulmuesi argjentinas ishte i papërmbajtshëm pasi realizoi katër gola. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraskionin e dytë të lojës Lautaro shpërtheu.
Në minutën e 62, Lautaro shënoi golin e parë pas një asistimi nga Thuram. Më pas në të 77-ën, ishte rradha e Barellas për të asistuar, ndërsa shënuesi ishte i njëjti. Lautaro kompletoi hat trickun e tij, 5 minuta nga fundi pasi ktheu në gol një penallti.
Por sulmuesi argjentinas nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit, pasi në minutën e 89-të shënoi edhe golin e katërt. Në këtë ndeshje, Asllani u fut si zëvendësues dhe iu afrua shumë golit në pjesën e dytë, pas një goditje të lirë. Interi me këtë fitore rikthehet në vendin e parë në Serie A.
Lautaro GOAL! ????????⚽️ pic.twitter.com/q9zpqzpmzD
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) September 30, 2023
Lautaro Martinez second goal! Nicolò Barella assist. ????????⚽️⚽️ pic.twitter.com/cApN2gKAMv
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) September 30, 2023
LAUTARO HATTRICK GOAL! ⚽️⚽️⚽️???????? pic.twitter.com/DDLQgc4pNk
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) September 30, 2023
FOUR goals for Lautaro Martinez. I repeat: FOUR GOALS. ⚽️⚽️⚽️⚽️ pic.twitter.com/bcFSpUG7Uh
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) September 30, 2023
