VIDEO/ Goli i katërt radhazi në La Liga, Muriqi në formë fantastike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2023, 17:52
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka shënuar gol në sfidën që Mallorca është duke zhvilluar në transfertë ndaj Rayo Vallecanos.
Muriqi shënoi një gol të bukur në minutën e 44-të për të barazuar shifrat në 1-1.
Fillimisht duhej ndihma nga VAR-i për të konfirmuar se goli ishte i rregullt.
Ky ishte goli i katërt për Muriqin në këtë edicion të ri të garave në elitën e futbollit spanjoll, teksa kujtojmë që sezonin e kaluar ai kishte shënuar plot 15 gola.
¡GOL DE VEDAT MURIQI!
— Football Report (@FootballReprt) September 30, 2023
????️ @FootColic pic.twitter.com/MvedwuZcfr
