Neymar në një lidhje me shoqen e partneres së Piques?
Jeta private e futbollistëve të njohur është gjithmonë në krye të mediave sociale, ku një ndër to është dhe Neymar Jr.
Futbollisti brazilian, i cili luajti për Barcelonën për katër sezone, e vazhdon ta shijojë jetën dhe kthehet gjithmonë kur mundet.
Djali i tij Davi Luca jeton atje, kështu që Neymar ka gjithmonë një justifikim të mirë për ta vizituar.
Hera e fundit që ai u pa atje ishte disa javë më parë, kur klubi i tij i ri, skuadra saudite "Al-Hilal", i dha atij disa ditë pushim.
Neymar ka përfituar nga qëndrimi i tij në kryeqytetin katalanas për të dalë nëpër festa, gjë që e ka futur sërish në kryetitujt e mediave, kjo pasi braziliani, pak ditë pasi u bë baba për herë të dytë, u kap nga gazetarët në momente intime me një vajzë të re.
Ditë më vonë, paparaci Jordi Martin zbuloi identitetin e vajzës që ishte me Neymarin.
Ndjekësit janë habitur kur mësuan se vajza në fjalë është ish-kolege e Clara Chia-s, partnerja aktuale e mikut të tij Gerard Pique.

