VIDEO/ Surpriza në Premier League, "Ujqërit" "kafshojnë" Cityn, humbet edhe Manchester United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2023, 18:07
Java e 7-të në Premier League ka dhuruar surpriza të mëdha. Surpriza më e madhe erdhi nga stadiumi "Molinuex", aty ku vendasit e Wolves fituan ndaj Manchester City me rezultatin 2-1.
Kjo ishte humbja e parë për Manchester City në kampionat. Edhe ekipi tjetër i Manchesterit u mund. Këtë herë Manchester United humbi në fushën e vet ndaj Crystal Palace me rezultatin 1-0.
Luton fitoi në fushën e Everton 2-1. Newcastle dhe West Ham fituan me të njëjtin rezultat 2-0, respektivisht ndaj Burnley dhe Sheffield.
Më herët Aston Villa shkatërroi Brighton 6-1, ndërsa Bournemouth u mund 4-0 në shtëpi nga Arsenali.
Man Utd 0-1 Crystal Palace
— Leslie ???? (@JJLeslie_) September 30, 2023
⚽️ Joachim Andersen #Golazo
???? —
???? Premier League | week 7 pic.twitter.com/bVooFMeTaT
