VIDEO/ Milan gjen ritmin, mund pastër Lazion dhe merr fitoren e tretë radhazi në kampionat

Milani mori fitoren e tretë rradhazi më Serinë A. Kuqezinjtë fituan në "San Siro" 2-0 ndaj Lazios.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa golat erdhën në fraksionin e dytë të lojës. Në minutën e 60-të një kombinim i bukur mes Leaos dhe Pulisic u konkretizua me gol nga amerikani.

Ndërsa 2 minuta nga fundi, Okafor vulosi sfidën dhe rezultatin përfundimtar 2-0 për Milanin. Me këtë fitore Milani ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 18 pikë, në pritje të Interit që luan në mbrëmje.