Leverkusen i Xhakës me hap kampioni, bind edhe Stuttgarti. Ja të gjitha rezultatet e dueleve të Bundesligas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2023, 18:20
Kanë përfunduar ndeshjet e vlefshme për javën e 6-të në Bundesligën gjermane.
Bajer Leverkuseni ka fituar sërish, kësaj herë në transfertën ndaj Mainzit. Skuadra e Xhakës ka triumfuar me rezultatin 3-0. Golat u shënuar nga Berg, Grimaldo dhe Hofman.
Edhe Shtutgarti ka triumfuar në transfertën me Këlnin, me rezultatin 2-0. Undav u bë heroi i skuadrës duke shënuar dygolësh. Volsburgu ka fituar ndaj Eintraktit po ashtu edhe Heidenheim ndaj Union Berlinit.
VOLSBURG 2-0 EINTRAKT FRANKFURT
BOKUM 1-3 BORUSIA MYNSHENGLADBAH
MAINZ 0-3 BAJER LEVERKUSEN
KËLN 0-2 SHTUTGART
HEIDENHEIM 1-0 UNION BERLIN
