Gazetarët e Diasporës thirrje klasës politike për një tryezë teknike mbi variantet e votimit nga jashtë shtetit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës me anëtarë në Zvicër, Francë, Itali, SHBA dhe Kanada i bashkohen betejes per Voten e Diaspores ku nevojiten propozime konkrete per te promovuar menyren sesi mund te votojne shqiptaret me vendbanim jashte. 

Perfaqesues te ketij Unioni gazetaresh kane nisur nje cikel takimesh dhe kontaktesh me politikane ta larte ne Shqiperi jo me per t’i sensibilizuar per voten e Diaspores sepse koha nuk prêt, por per t’i vene perpara pergjegjesive  se cfare plani konkret kane ne kete drejtim.

Gazetarët e Diasporës thirrje klasës politike për një

Ligji shqiptar i ka fiksuar qeverise si afat te fundit muajin janar 2024 per te shpallur modalitetet e votes se Diaspores nese synohet pjesmarrja e saj ne  zgjedhjet legjislative te 2025.

Pasiviteti i Qeverise kur kane mbetur tre muaj na shkakton nje frike serioze per sa I perket sinqeritetit te saj nese e deshiron apo ajo ta shohe Diasporen te votoje. 

Konstatojme se shume zhurme po behet dhe shume para po hidhen ne mondanitete por propozime konkrete nuk po shihen ne menyre qe te materializohet nje pakete ligjore per voten e Diaspores.

Qeveria ben sikur vepron nëpërmjet pranive diplomatike jashtë, nëpërmjet perzgjedhjes se disa eksponentësh ambasadash qe kurrsesi nuk mund te perfaqesojne Diasporen, nepermjet emërtimeve zhargonuese si « Ambasador i Kombit » apo « Koordinator i Diasporës », nëpërmjet financimit te disa mediave te ngritura ne Diasporë, por realiteti eshte kokeforte: kater muaj para mbylljes se afateve ligjore per mbylljen e paketes ligjore sesi do te administrohet vota e Diaspores asnje propozim ligjor konkret nuk po shpallet. 

Ndaj pyetja që ne sjellim nga Diaspora dhe që asnjëherë nuk është shtruar në tryezat e politikës është : a ka një platëformë konkrete klasa politike ne Shqiperi si ajo ne pushtet dhe ajo ne opozite ne lidhje me variantet e ndryshme qe mund te egzistojne per votimin nga jashte shtetit.

Kete pyetje ja beme fillimisht zotit Berisha si perfaqesues i grupit me me shume deputete te Opozites ne Parlament , nje grup qe ka domosdoshmerisht pergjegjesine me te madhe per mbrojtjen e votes se Diaspores si ne ideal ashtu dhe ne praktike. Ai na siguroi se Opozita e tij nuk e ve ne diskutim domosdoshmerine qe Diaspore te jete e pranishme me vote ne zgjedhjet e ardhshme legjislative dhe se depututet e grupit te tij do te aprovojne çdo pakete ligjore qe do te garantonte voten e Diapores jo vetem te  lire por dhe sa me te thjeshte.

Ne kete kontekst, ne gazetare shqiptare te Diaspores te UGSHPD-se, i leshojme sot nje tthirrje gjithe spektrit politik shqiptar, atij parlamentar  si dhe atij qe nuk ka perfaqesues ne parlament qe te mblidhet me nje nga nje perfaqesues secili ne nje tryeze kombetare te Votes se Diaspores . Unioni yne i gazetareve te Diaspores propozon ta monitoroje kete tryeze e cila nuk do te duhet jete politike por teknike. Politikisht , te gjitha partite ne Shqiperi jane dakordesuar se Diaspora duhet te votoje me 2025. Le te kalojme ne vepra konkrete. Tryeza e perbashket e punes duhet te diskutoje per menyren me optimale dhe me te sigurt te te votuarit nga jashte, duke perfshire dhe menyren  e hartimit te listave te zgjedhesve, apo ate monitorimit , kontrollit dhe numerimit te votes se Diaspores ne te dyja variantet , ate  fizik dhe elektronik. Ne kemi kompetencen e duhur per ta monitoruar kete tryeze. Mbi te gjitha ne kemi vullnetin dhe legjitimitetin e duhur sepse behet fjala per voten TONE.

Se fundi ne kerkojme dhe ndryshim fjalori. Shpesh klasa politike dhe mediat perdorin shprehjen “vota e emigranteve” ne vend te shprehjes « vota e Diaspores ». Fjala « emigrant » ne kete rast perveç se nuk tingellon bukur nuk eshte e drejte dhe nga pikepamja ligjore. Shume nga ne kemi krijuar familje jashte shtetit, kemi femije ne moshe per te votuar , femije qe kane lindur jashte te cilet nuk mund te konsiderohen si emigrante . Fjala « Diaspore » eshte me e duhura qe i pershtatet te gjitha rasteve.

Shpresojme se politika shqiptare do t’I pergjigjet pozitivisht fteses per nje tryeze kombetare per Voten e Diaspores rezultatet e te ciles te shpallen jo me vone se data e festes kombetare te 28 Nentorit.

Gazetarët e Diasporës thirrje klasës politike për një