Zgjedhjet në Kukës, Kapri: Avantazhi me 5500 vota i kandidatit të PS-së është kapitullim i shoqërisë

Në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” me moderatoren Beti Njuma, u diskutua gjerësisht ajo çfarë ndodhi në zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Kukësit, ku Partia Socialiste shënoi një fitore të thellë ndaj opozitës me mbi 5 mijë vota.

Në analizën e tij, analisti Erald Kapri theksoi se avantazhi me mbi 5500 vota i kandidatit të mazhorancës është kapitullim i shoqërisë.

“E tillë është, sepse të gjithëve na duket anormale një rezultat i tillë. Sepse nuk ka ndodhur asnjëherë që zgjedhjet e pjesshme të fitohen nga opozitat.

Por që pas atij skandali të kishte këtë lloj kthjellimi, dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për një zonë që njihet si bastion i së djathtës, atëherë këtu analizat nisin të bien.

Kjo në kuptimin që ai komunitet atje po zgjedh kryetarin e Bashkisë pas atij skandali që i ndodhi, pasi zgjedhjet atje kishin të bënin me moralin dhe mbas kësaj votohet me këtë masivitet, atëherë këtu kemi të bëjmë me një dorëzim të shoqërisë”, theksoi Erald Kapri.