Qeveria kalon për miratim rritjen e pensioneve me 8.6%, do të përfitohet nga 1 tetori 2023
Qeveria ka kaluar për miratim në mbledhje të qeverisë rritjen me 8.6 për qind të pensioneve në shqipëri. sipas deklaratës për mediat kjo është shtesë e barabartë me rritjen e çmimeve të produkteve.
Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të enjte e do të përfitohet nga data 1 tetor.
Përfitues janë rreth 767 mijë pensione për të gjithë kategoritë që do të përfshihen në këtë vendim
Madje bëhet e ditur se indeksimi do të jetë edhe për pensionet sociale që merren nga personat që mbushin 70 vjeç dhe që nuk kanë të paktën 15 vite në punë.
Nga kjo masë do të përfitojnë 2,499 persona, në shkallë vendi. Pensioni mesatar shkojë në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 lekë që është aktualisht.
Efektet financiare deri në dhjetor llogariten në rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa ai për vitin e ardhshëm shkon në 12.1 miliardë lekë.
Në deklaratën për mediat thuhet se në fund të vitit pensionistët do të marrin edhe shpërblimin.
Ervin Mete shprehet se kjo tashmë është kthyer në traditë dhe sigurisht do të merret edhe për 2023.

