Kulluri: Berisha nuk është kryetar i PD-së, Bardhi i vetmi që ndryshoi mendim për situatën në parti
Edvin Kulluri sekretar i marrëdhënieve me publikun në një intervistë për Ora News foli për situatën në Partinë Demokratike, ku Basha largoi 11 deputetë. Kulluri tha se Berisha nuk është kryetar i PD, dhe se Bardhi ishte i vetmi që ndryshoi mendim për situatën në partinë demokratike.
"Këto nuk janë largime e shkarkime. Të jesh kundër Bashës, është një gjë. Të kandidosh për një subjekt tjetër është tjetër gjë. Nuk është Berisha kryetar i PD. Nuk është regjistruar kuvendi i datës 11 akoma. Partitë politike janë subjekte ligjore. Bardhi nuk është zgjedhur nga partia si kryetar i grupit parlamentar.
Bardhi ka përpiluar rezolutën për pezullimin e Berishës. I vetmi që ka ndryshuar mendim për situatën në PD është Bardhi. Cështja e listave të hapura na bashkon me Bashën, gjithashtu edhe ndryshimet kushtetuese", tha ndër të tjera Kulluri.
