Burimi: Nëse ka vetëm një votë të vjedhur, ajo është e papranueshme, është 1 plumb ndaj demokracisë
Në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” me moderatoren Beti Njuma, u diskutua gjerësisht ajo çfarë ndodhi në zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Kukësit, ku Partia Socialiste shënoi një fitore të thellë ndaj opozitës me mbi 5 mijë vota.
Në analizën e tij, analisti Genc Burimi u shpreh se shpesh bëhet ajo amalgama që edhe po të mos ishin vjedhur, grupi i Berishës do i kishte humbur prapë zgjedhjet.
“Edhe një votë e vjedhur është e papranueshme. 5 muaj pas 14 majit, ajo opozitë e Berishës ka denoncuar çdo gjë.
Si taksapagues evropian do doja të kishte reagim nga evropianët për këtë. Ndaj edhe një votë e vjedhur është një plumb ndaj demokracisë.
Edhe këto zgjedhje treguan se Berisha është numri 1 i opozitës. Për aq kohë sa nuk ke të tjerë më të aftë e më të zgjuar, nuk mund t’i thuash atij të tërhiqet”, u shpreh ndër të tjera analisti Genc Burimi.

